Paraburgim për dhunuesin nga Shkupi

Kallëzim penal për dhunë dhe paraburgim prej 30 ditëve për një 40 vjeçar nga Shkupi, për shkak se kishte goditur me mjet të mprehtë një qytetar tjetër.

“Policët nga Njësiti për Krime të Dhunshme në SPB Shkup kanë dorëzuar kallëzim penal në prokurorinë kompetente për veprën penale “dhunë” nga neni 386 paragrafi 6 i Kodit Penal kundër E.A (40) për faktin se me datë 28.11.2022 në një lokal hotelierie në Shkup me lëndë të mprehtë e ka lënduar D.J. Me datë 09.12.2022 nga ana e zyrtarëve policorë nga ekipi operativ për kërkim në SPB Shkup EA. është privuar nga liria. Më pas i njëjti është dorëzuar në prokurori dhe është paraqitur për procedurë paraprake para gjyqtarit, ku i është caktuar masa e ndalimit prej 30 ditësh”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share