LSDM: Nuk do të lejojmë që qytetarët të humbasin edhe 11 vite

Nga LSDM thonë se pas disa viteve të kaluara në dhomën e pritjes, shteti tani ka një mundësi historike për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE dhe për të siguruar të ardhmen e saj evropiane.

Ata theksojnë se është përgjegjësi e të gjitha partive politike dhe të gjithë deputetëve për të arritur qëllimin strategjik shumëvjeçar, anëtarësimin e plotë në BE.

“Hristijan Mickoski mund të izolohet, por nuk ka të drejtë të izolojë shtetin, LSDM nuk do ta lejojë këtë. Së bashku me partnerët e koalicionit dhe të gjithë ata që janë për të ardhmen evropiane të vendit, nuk do të lejojmë që qytetarët të humbasin edhe 11 vite në izolim, siç ndodhi në kohën e pronarit të Mickoskit, Nikolla Gruevskit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Do të bëjmë gjithçka për të vazhduar rrugën evropiane të vendit, për ta futur Maqedoninë në BE dhe për ta realizuar qëllimin strategjik të vendosur që nga dita e pavarësisë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share