Panel diskutim për zgjerimin e BEe-së: Teza se nuk duhet të përshpejtojmë është e rrezikshme

KOVAÇEVSKI I BINDUR: PROCESI DO TË VAZHDOJË DHE DO TË PËRFUNDOJË ME SUKSES

Maqedonia e Veriut duhet të shfrytëzojë klimën pozitive sa i përket zgjerimit të BE-së, e cila është krijuar si pasojë e zhvillimeve gjeopolitike.

Kështu porositën panelistët gjatë debatit “Zgjerimi gjeopolitik i BE-së: Mundësi të reja, rreziqe të vjetra?”, në organizim të Fondacionit Fridrih Ebert dhe institutit Politikum.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas pjesëmarrësve në këtë panel, kjo mundësi nuk do të zgjasë shumë dhe teza se nuk ka nevojë për përshpejtim është e gabuar joreale dhe shumë e rrezikshme për vendin.

Kryeminsitri, Dimitar Kovaçevski dështimin për të hapur kapitujt e negociatave, për shkak të mos miratimin të ndryshimeve kushtetuese, ia faturon opozitës maqedonase.

Megjithatë, ai është i bindur se procesi eurointegrues do të vazhdojë dhe do të përfundojë me sukses sepse, sipas tij,  nuk ka alternativë tjetër dhe momenti gjeopolitik është i tillë që BE kuptoi përfundimisht se nuk mund të përparojë nëse nuk zgjerohet

“Dikush për përfitim të vetin personal dhe agjendës personale politike, dëshironte të përsëris dhe e përsëriti 2008-tën. Unë e kuptoj të thoni se nuk do të bëni diçka, por të tregoni cila është alternativa. Këtu nuk ka alternativë, nuk ekziston. Dhe për këtë, nuk duhet t’i habis fakti kur të vijë numri dy i Departamentit të Shtetit dhe i cili do të thotë, unë nga një person i tillë, nga njerëz të tillë, nuk do të blija as veturë”, tha Dimitar Kovaçevski.

Kryetarja e institutit për politika të qëndrueshme dhe inovative Politikum dhe nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropian, Radmila Shekerinska tha se në periudhën vijuese shtetet mund të ndahen dy nëngrupe në procesin e zgjerimit, në të cilën njëri grup negocion realisht, ndërsa grupi tjetër pret.

“Bashkimi Evropian duhet kohë pas kohe të ulet në tavolinën tonë bilaterale me Bullgarinë. Kur Maqedonia e Veriut negocion me Bullgarinë, nga ana tjetër nuk e ka vetëm fqinjin tonë, por e ka edhe fuqinë e tij politike, e cila del nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe nga dëshira jonë për t’u bërë anëtare e unionit”, tha Radmila Shekerinska.

Ajo shtoi se, zgjerimi i BE-së po bëhet gjithnjë e më shumë projekt gjeopolitik dhe çdo zgjerim më i madh i BE-së ka qenë dhe do të mbetet gjeopolitik./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share