Osmani: Fronti Europian shpall fitoren me mbi 40 mijë vota epërsi!

Televizioni Klan Macedonia po vijon me transmetimin maratonë për Zgjedhjet Presidenciale 2024.

Në press konferëncë, kandidati i Frontit Europian Bujar Osmani tha se është shënuar fitore e thellë me mbi 40 mijë vota karshi kundërkandidatit nga VLEN.

“Shpall fitoren e thellë me mbi 40 mijë vota. Kemi shënuar fitore pothuajse në çdo komunë shqiptare. Gjithandej në republikë, fitore e thellë e Frontit Europian. Urime të gjithëve. Ju falemnderit nga thellësia e zemrës për besimin dhe kjo fitore është e përbashkët”, deklaroi Osmani. /TvKlan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share