“Palaço-palaço-palaço; mafioz-mafioz-mafioz”, Rama përplaset me Bardhin në Kuvend

Debate të ashpra janë zhvilluar sot në Kuvend për procesin e votimit të Avokatit të Popullit dhe anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i tha kryeministrit Edi Rama se drejtuesit e grupit parlamentar të PS-së kanë marrë vota për Dvoranin duke angazhuar mafiozë e oligarkë.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë iu kundërpërgjigj duke kërkuar prova për këto akuza të pavërteta.

Debati mes tyre agravoi deri në fjalë të rënda ndërsa deputeti demokrat Gazment Bardhi u përjashtua nga seanca plenare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pjesë nga debati në Kuvend:

Gazment Bardhi: Po drejtuesit më të lartë të grupit tuaj parlamentar jo vetëm kanë kërkuar votë për Ardian Dvoranin por kanë angazhuar mafiozë dhe oligarkë. Zamir Mane përshembull shoku jot, Salillari shoku jot…

Edi Rama: S’të vjen turp!

Gazment Bardhi: S’të pëlqen kjo, s’të pëlqen? Ja ku e ke shembullin, po ta jap shembullin.

Edi Rama: Ky person këtu është çuar dhe është intimiduar nga filani, jo merrni emra nëpër gojë kot. Më tregon shokët…

Gazment BardhiMos u nevrikos! Oligarkët e tu, mafiozët e tu!

Edi RamaCilët janë mafiozët? S’ka mafiozë!

Gazment BardhiAaa i le oligarkët, u përqendrove te mafiozët. Oligarkët janë normale, mafiozët është problemi. Jep llogari pse ke angazhuar oligarkët.

Edi Rama: Mor zotëri, të çohet personi dhe të thotë mua më ka intimiduar filani.

Gazment Bardhi: Do të çohet ty personi.

Edi Rama: Jo mua, të çohet dhe të provojë se këto janë shpifje. Jeni një çetë shpifësish!

Gazment Bardhi: Ti i ke çu, ti, ti!

Edi Rama: I kam çuar unë se e ke bindje ti..

Gazment Bardhi: Ti! Për ta shndërruar Gjykatën Kushtetuese në seksion të Partisë Socialiste.

Ermonela Felaj: Ndaljani fjalën zotit Bardhi. Boll tani, jo arenë!

Edi Rama-Bardhit: Palaço!

Gazment Bardhi: Palaço je ti!

Edi Rama: Palaço cirku!

Ermonela Felaj-BardhitKërkoni të vetëpërmbaheni në këto diskutime , ju lutem mos flisni nga vendi! Ju lutem zoti Bardhi, keni nga fillimi deri e deri tani në këtë moment të zhvillimit të kësaj seance që keni arritur në pikën që t’ju hiqet e drejta e fjalës deri në përfundim të seancës.

Edi Rama: Ju shani njerëz dhe akuzoni njerëz pa provë dhe thoni e kam bindje.

Gazment Bardhi: Pse e humbe qetësinë?

Edi Rama: Cilën qetësi? Kollaj është t’i thuash tjetrit mafioz, që kërcënon pa asnjë provë. Po bjer mor një provë!

Gazment Bardhi: Pse s’përgjigjesh për emrat që thashë?

Edi RamaPër kë emra, për cilët emra të të përgjigjem ty mor pala­ço?! Ti je një palaço cirku, që je në gjendje t’ja vësh fytyrën dhe zërin një cirku gënjeshtrash, akuzash dhe fantazish. S’ke turp! Çfarë qetësie?! S’jam ti unë që të ruaj qetësinë kur më thonë gjëra të pavërteta. Ik more palaço!

Ermonela Felaj: Zoti Bardhi ju lutem lini sallën, tani boll! E tepruat. (Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca parlamentare)

Gazment Bardhi: Mafioz, mafioz, mafioz!

Edi Rama: Palaço, palaço, palaço!/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share