Qarkullimi në Rrugën e Arbrit është bllokuar për rreth 1 orë për shkak të rrëshqitjes së dherave.
Sikurse duket në këto pamje, masivi i dheut ka rrëshqitur në afërsi të tunelit të Murrizit.
Për pasojë është bllokuar qarkullimi i mjeteve për rreth një orë. Ka ndërhyrë një fadromë e kompanisë ndërtuese të rrugës e cila ka bërë të mundur zhbllokimin dhe kalimin e mjeteve.
Edhe një vit më parë një rrëshqitje në po të njëjtin vend ka bllokuar për më shumë se 24 orë rrugën.
Shkak i rrëshqitjes së dherave janë reshjet e dendura të shiut. /tvklan.al