Padi penale për drejtoreshën nga Shkupi / Dyshime për “falsifikim dhe shkatërrim të librave tregtarë” dhe “keqpërdorim detyre”

Një 46 vjeçare nga Shkupi, drejtuese e një personi juridik është paditur penalisht nga Njësia për krime kompjuterike pranë SPB-Shkup, pasi për një periudhë disamujore nuk ka arsyetuar mjetet e tërhequra nga llogaria e kompanisë. Sipas MPB-së, e akuzuara nuk ka mbajtur evidencë dhe i ka shkatërruar librat tregtarë, ndërsa dëmi i shkaktuar është mbi 2 milionë denarë, përcjell Klan Maqedonia.

“Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër B.L(46) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprave penale, “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “falsifikim dhe asgjësim i librave tregtarë”. Në periudhën prej datës 16.05.2019 deri më 04.11.2019, e denoncuara ka keqpërdorur pozitën zyrtare si drejtoreshë e personit juridik dhe në emër të shpenzimeve materiale në 21 raste në mënyrë të pabazuar ka tërhequr mjete nga llogaria e transaksionit në vlerë të përgjithshme prej 2.008.851 denarë. Në kundërshtim me dispozitat ligjore, ajo nuk i ka regjistruar në librat afaristë dhe nuk ka mbajtu evidencë kontabiliteti, përkundrazi i ka shkatërruar urdhrat në fjalë dhe i ka përvetësuar mjetet për vete. Në atë mënyrë e ka dëmtuar për të njëjtën shumë personin juridik”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share