Lidhja Evropiane për Ndryshim: Këshilli gjyqësor – vegël e BDI-së!

Lidhja Evropiane për Ndryshim në një dalje publike ditën e sotme ka drejtuar gishtin drejt BDI-së, si pengesë dhe frenuese kryesore, sipas tyre, e integrimit të vendit në BE dhe i sundimit të ligjit, përcjell KlanM. Avokati Ardian Demiri nga LEN, përmend njoftimin e para disa ditëve të ambasadorit holandez në Shkup, i cili pas takimit me Ahmetin e BDI-së, shkroi se rruga eurointegruese e vendi ishte e rrezikuar nga ndikimet në gjyqësor dhe nga stagnimi i sundimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut.

“Këtë së fundmi e vërtetoi edhe BE përmes ambasadorit holandez në vend Dirk Jan Kop, i cili në mënyrë të drejtëpdrejtë reagoi në takimin me Ali Ahmetin për gjithë presionin politik që i bëhet kryetares së Gjykatës Supreme, zonjës Besa Ademi, pasiqë ajo nuk ra pre e presionit politik dhe mediatik të orkestruar nga BDI për kthimin e Nikolla Guevskit në vend. Në këtë drejtim reagoi edhe Ambasadorja e SHBA në vend Angela Ageler, e cila për presionet ndaj kyetares së Gjykatës Supreme deklaroi se Këshilli Gjyqësor ka dështuar në përmbushjen e plotë të detyrimeve ligjore dhe se qytetarët e vendit meritojne më mire. Gjithashtu, së fundmi reagoi edhe Ambasadori I Delegacionit të BE-se, ekselenca e tij David Geer, i cili theksoi se ndryshimet e fundit në Kodin Penal kanë sjellur rritje të mosndëshkueshmërisë në vend. Presionet politike ndaj Këshillit gjyqësor ishin të notuara edhe në Raportin e fundit, me skandaloz dhe më të keqin të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Ardian Demiri nga LEN.

Sipas Demirit, BDI nuk ka reflektuar në këtë aspekt edhe pas takimit me ambasadorin holandez. Nga LEN denoncojnë publikisht disa raste konkrete, ku siç thotë Ardian Demiri, shihet ndikimi politik i BDI-së në gjyqësor, përcjell KlanM.

“Të ndalemi këtu pak e të zbërthejmë ndikimin politik të BDI-së në Këshillin Gjyqësor. Milazim Mustafa, sot anëtar i Këshillit Gjyqësor, më herët ka qenë këshilltar i 3 ministrave të Drejtësisë nga rradhët e BDI-së, Adnan Jasharit, Valdet Xhaferit dhe Bilen Salijit, është pikërisht personi që ka ngrit inicijativën për shkarkimin e Besa Ademit, dhe në një prej seancave kur e njejta u mor në pyetje, sipas mediave e kercënoi me burg. Selim Ademi, sot anëtar i Këshillit Gjyqësor, më herët sekretar I komunës së Gostivarit derisa kryetar ishte Nevzat Bejta dhe këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë derisa Ministër ishte Blerim Bexheti. Pas të gjitha këtyre fakteve të prezentuara, bashkërisht mund të konstatojmë se e keqja, korrupsioni, interferimi në gjyqësi, ka emër”, thuhet mes tjerash në reagimin e Ardian Demirit nga Lidhja Evropiane për Ndryshim./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share