Osmani ofertë Mickoskit: Së pari ndryshimet Kushtetuese – më pas data e zgjedhjeve!

“NËSE VOTOJNË NDRYSHIMET KUSHTETUESE, DO T’I LËMË TË VENDOSIN KUR TË MBAHEN ZGJEDHJET”

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani ka dalë sot me një ofertë të re për VMRO – DPMNE-në. Ai tha se, opozita ka mundësi të zgjedh datën e mbajtjes edhe të zgjedhjeve presidenciale edhe të atyre parlamentare, por nëse i voton ndryshimet kushtetuese. Osmani vlerëson se, kjo mundësi është një ofertë fer nga ana e garniturës qeveritare.

“Nëse i votojnë ndryshimet kushtetuese do t’i lëmë ata të vendosin kur do të jenë zgjedhjet. Kurdo që dëshirojnë. Sot, nesër, pasnesër – menjëherë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese. Mendoj se kjo është një ofertë fer nga ana jonë”, tha Bujar Osmani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai tha se, nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese, mbeten terminët e rregullte për zgjedhje vitin e ardhshëm.

“Kjo ofertë është vlerësim politik, le t’i votojnë ndryshimet kushtetuese, do tua lëmë atyre të vendosin ditën e zgjedhjeve. Nëse jo, shkojmë në zgjedhje të rregullta. A do të jenë së bashku, a do të jenë ndaras, ajo është çështje e logjistikë, teknike dhe më shumë vlerësime të partive politike, të gjejmë konsensus të caktuar”, tha Bujar Osmani.

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski propozon që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen njëkohësisht, në ndonjërën prej datave mes festave fetare të Ramazanit dhe Pashkëve./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share