Kërcënim me bombë, tërhiqen të gjithë autobusët e NPQ-Shkup

Në adresën elektronike të kompanisë është dërguar njoftim se do të vendoset bombë në autobusin e NPQ -“Shkup”. Për shkak të kësaj, të gjithë autobusët janë tërhequr nga qarkullimi.

Nga kompania konfirmojnë se kanë marrë një email kërcënues mbrëmë vonë dhe sot në mëngjes, sapo është parë të gjithë autobusët janë tërhequr nga qarkullimi dhe rasti është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ministria për Punë të Brendshme ndodhet në NPQ-Shkup dhe po kryen kontroll, por jozyrtarisht raportohet se alarmin për bombë e ka shkaktuar një prej punonjësve, i cili ka lajmëruar policinë dhe ka denoncuar se në autobusë kishte bombë, por më pas ka pranuar se ka bërë një shaka. Megjithatë, punonjësit e kësaj ndërmarrje janë të vendosur, pavarësisht kësaj situate, të bëjnë protestë pikërisht në mesditë për shkak të pagës së papaguar të shtatorit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share