Sindikata e Shëndetësisë: Rritje të pagave për 30% për punonjësit në shëndetësi

AKUZA SE PUNËTORËT NË SHËNDETËSI JANË PRE E MOBINGUT

Rritja e pagave të punonjësve në shëndetësi për 30%, shtesë infektive 4%, korigjimi i Marrëveshjes Kolektive, stazh me benefited he mbrojtje më të madhe për punonjësit e shëndetësisë, janë kërkesat e Konfederatës së Organizatave Sindikale drejtuar autoriteteve të vendit. Pas tri javësh, paralajmërojnë marsh proteste nëse nuk kanë përgjigje pozitive për kërkesat, përcjell KlanM.

“Sektori i shëndetësisë pranë Konferederatës së Sindikatave, kanë marrë vendim që sot dhe nesër në 30 objekte shëndetësore të ketë protesta. Protestat mbahen brenda institucioneve shëndetësore dhe gjatë pauzave. Autoritetet kanë afat deri të mërkurën që të prononcohen për kërkesat dhe të thërrasin takim ku do të bisedohet për zgjidhjen e problemeve. Në të kundërtën protesta e ardhshme do të jetë para Ministrisë së Shëndetësisë, tha Goce Dellçev.

Sindikata e Pavarur e punonjësve shëndetësor dhe personeli administrative kanë dalë me akuza se ditëve të kaluara është bërë mobbing i paparë ndaj punonjësve në shëndetësi nga ana e punëdhënësve respektivisht drejtorëve të Spitaleve dhe Qendrës Klinike.

Nga Sindikata kanë thënë se mbështesin punonjësit dhe në dispozicion janë vënë 58 avokatë për punëtorët që u janë ekspozuar mobingut./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share