Osmani: Merko të vendosë vet për dorëheqje – është çështje mes tij dhe votuesve

Bujar Osmani mendon se Ramiz Merko duhet vet të vendosë nëse duhet apo jo të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës, pas shpalljes “non grata ” nga SHBA, përcjell KlanM.

“Mendoj se Merko duhet të marrë vendimin e tij në bazë të marrëdhënieve me qytetarët që e kanë zgjedhur. Po të isha votues në Strugë, nëse do të ishte kryetar komune nga Çairi, do të thoja mendimin tim. Por, unë nuk e kam votuar e as nuk jetoj në Strugë dhe mendoj se bëhet fjalë për raportin e kryetarit me qytetarët që e kanë zgjedhur”, tha Osmani.

Ai theksoi se BDI-ja ka shprehur qëndrimin e saj se kërkojnë hetim gjithëpërfshirës vendor dhe ndërkombëtar dhe aktivizimin e të gjitha mekanizmave të mundshëm, si dhe për ngrirjen e të gjitha pozitave në parti./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share