Osmani: Maqedonia po përgatitet për të ndihmuar Turqinë

Bujar Osmani në rrjetin social facebook ka shprehur ngushëllime për tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë mëngjesin e sotshëm.

“Tërmeti në pjesën jugore të Turqisë paraqet një tragjedi të madhe me shumë viktima, të lënduar dhe dëme materiale e cila e vështirëson përballimin me pasojat

Mëngjesin e sotëm përmes kolegut tim Mevlüt Çavuşoğlu dërgova mesazhe ngushëllimi për Turqinë dhe popullin turk, në të cilin ofrova edhe ndihmën tonë aty ku kërkohet nevoja, për të cilën tashmë po bëhen përgatitje në vend.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me Turqinë kemi partneritet të ngushtë dhe afatgjatë e cila bazohet në lidhjen e thellë mes popujve të të dy vendeve. Mendimet tona janë me miqtë, vëllezërit dhe motrat tona në Turqi dhe ne do të bëjmë gjithçka që është në mundësit tona, për të ndihmuar miqtë tanë në këtë kohë fatkeqësie” – shkruan Bujar Osmani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share