Osmani dhe Millkov vizituan BNU Kliment Ohridski ku edhe vendosën lule

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Nikollai Millkov, në kuadër të aktiviteteve të sotme në Shkup me rastin e Forumit të biznesit ndërmjet dy vendeve, vizituan edhe Bibliotekën Nacionale dhe Universitare “Shën. Kliment Ohridski” – Shkup.

Gjatë shëtitjes në hapësirat e biblotekës, Ministrat patën mundësinë të shikojnë koleksionin e pasur të veprave të artit – ekspozitë kushtuar 50-vjetorit të vënies në punë të objektit të BNU-së “Shën Kliment Ohridski”, vepër e arkitektit Petar Muliçkovski, si dhe ekspozitë me vepra të artistëve të shquar që e paraqesin Shën Kliment Ohridskin nga koleksioni i Klime Korobar.

Në kuadër të vizitës, duke vendosur lule, dy Ministrat së bashku nderuan figurën dhe veprën e Shën Kliment Ohridskit, emrin e të cilit e mbanë Biblioteka Nacionale dhe Universitare në Shkup.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share