VMRO: Vjedhje historike nga Kovaçevski dhe Grubi

Qeveria bën një vjedhje historike, Kovaçevski pranoi se 70% e punëtorëve në Korridorin 8 do të importohen nga jashtë. Kështu fillon reagimi i opozitares VMRO-DPMNE, prej ku shtojnë se punëtorët që do të importohen nga jashtë do të mund të punojnë në Maqedoni pa leje pune dhe pa leje qëndrimi, përcjell KlanM.

Kovaçevski dhe Grubi u përfshinë në gënjeshtrat e tyre dhe dalëngadalë e vërteta po del në shesh. Në vend të më shumë parave për punëtorët dhe kompanitë maqedonase, paratë do të shkojnë për punëtorët nga jashtë, një vjedhje historike me vlerë miliona. Kovaçevski dhe Grubi e fshehin kontratën, sepse gjithçka që kanë nënshkruar është e kundërta e asaj që pretendonin. Në vend të 51% punëtorë maqedonas, siç thanë Kovaçevski dhe Grubi, do të kemi 70% punëtorë të huaj”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

Sipas kësaj partie, Kovaçevski dhe Grubi kanë pranuar që në rast mosmarrëveshjeje të mos zbatohej ligji i vendit, por ligji i Anglisë dhe Uellsit.

“Kovaçevski dhe Grubi nënshkruan marrëveshje, për përmbushjen e së cilës duhet të ndryshohen një sërë ligjesh dhe morën obligime sikur ndryshimi i të njëjtave të mos ishte problem. Qeveria nuk duhet ta fshehë marrëveshjen. Qytetarët me paratë e të cilëve përmes buxhetit do të paguajnë ndërtimin e Korridorit 8 duhet të dinë se çfarë paguajnë, sa dhe pse”, thuhet më tej në reagim./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share