Aleatët e Ukrainës denoncojnë takimin e Rusisë në OKB

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov fajësoi Perëndimin, veçanërisht SHBA-në për një krizë të thellë në sistemin e OKB-së

Aleatët ndërkombëtarë të Ukrainës sulmuan Rusinë gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të kryesuar nga Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, i cili u fokusua në mbrojtjen e parimeve të kartës së OKB-së.

Në një shënim për shtetet anëtare të OKB-së që parashtronte premisën për takimin, Rusia denoncoi rendin botëror unipolar që hyri në fuqi pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Para takimit, Lavrov deklaroi se sistemi i OKB-së po përballej me një krizë të thellë dhe akuzoi vendet perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, si përgjegjëse.

“Ne kemi arritur një prag të rrezikshëm, ndoshta edhe më të rrezikshëm. Situata është përkeqësuar nga humbja dhe besimi në multilateralizmin, pasi agresioni financiar dhe ekonomik i Perëndimit po shkatërron përfitimet e globalizimit, kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po braktisin diplomacinë dhe kërkojnë të qartësohen marrëdhëniet në fushën e betejës. E gjithë kjo bëhet në sallat e Kombeve të Bashkuara, e cila u krijua për të parandaluar tmerret e luftës.”

Një takim që u karakterizua me akuza të ndërsjelljta përçarje lidhur me sulmin e Moskës ndaj Ukrainës, ambasadori i Bashkimit Evropian Olaf Skoog, u shpreh se është cinike që një vend që ka shkaktuar kaq kriza dhe humbje jetësh të drejtojë një takim të tillë.

“Të gjithë e dimë se ndërsa Rusia po shkatërron, ne po ndërtojmë. Ndërsa ata e shkelin, ne e mbrojmë. Karta e OKB-së, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Gjykata Penale Ndërkombëtar ngado që shikoni, Rusia është duke bërë shkelje”, shtoi ai.

Duke iu kthyer temës së debatit, shefi i OKB-së tha se duhet të ketë bashkëpunim më të mirë për të forcuar institucionet shumëpalëshe.

“Tensionet midis fuqive të mëdha janë në një kulm historik. Po ashtu edhe rreziqet e konfliktit, nëpërmjet fatkeqësive apo llogaritjeve të gabuara. Ne përballemi me kriza të paprecedentë dhe të ndërlidhura. Por sistemi shumëpalësh është nën tendosje më të madhe që nga krijimi i Kombeve të Bashkuara. Pushtimi i Ukrainës, në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare, po shkakton vuajtje dhe shkatërrime masive për vendin dhe popullin e tij, dhe po shton dislokimin ekonomik global të shkaktuar nga pandemia COVID-19.”

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe Sekretari i Përgjithshëm Guterres u takuan gjithashtu edhe për diskutime private që zgjatën gati një orë e gjysmë. Takimi i tyre vjen vetëm disa javë përpara afatit të 18 Majit që Rusia i ka caktuar OKB-së për të përmbushur kushtet e saj për zgjatjen e marrëveshjes për eksportet e drithit ukrainas dhe plehrave kimikë rusë përmes Detit të Zi.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share