Organizata joqeveritare ‘Space’ akuzuan Kasamin për hapsirat publike, ja si u përgjigj kreu i Tetovës

Organizata jo-qeveritare ‘Space’ e cila i shfrytëzon hapsirat e ish-radio Tetovës në Tetovë në emisionin Klan Debat drejtpërdrejtë pyetën kreun e Tetovës, Bilall Kasami se përse nuk mund ti shfrytëzojnë hapsirat publike që kanë për momentin ku për të njejtat kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me komunën që vlen deri në vitin 2024.

Kërkuan nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami që të mos largohen nga hapsirat pasi nuk janë uzurpues të pronës.

Ndaj kësaj kërkese Bilall Kasami tha se për shfrytëzimin e pronave komunale vendos këshilli komunal, pra nuk është kompetencë e kryetarit të komunës që të jep leje dhe sipas Kasamit komuna e Tetovës ka marrë përsipër tu siguroj hapsira por në memorandum nuk shkruan cilat hapësira.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”Më vjen keq se si këta të rinjë dikush i ka mësuar të uzurpon këto hapsira publike”, tha Kasami. /KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share