Spitali i Tetovës: Çatia pikon, tualete jonfuksionale (VIDEO)

ELEZI: JAM SHUMË I ZËNË PËR T`U MARRË ME ÇËSHTJET E PARAARDHËSIT TIM

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në këtë gjendje është çatia e repartit të Neurologjisë në Spitalin e Tetovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

E në këtë gjendje janë toaletet.

Pasi edhe vet u vërtetuam se ankesat e qytetarëve kanë bazë, u drejtuam tek njeriu I cili e ka përgjegjësinë që të kujdeset për kushtet dhe për shërbimin që e marrin pacintët. E ai nuk e morri përgjegjësinë as për situatën e krijuar, e as për zgjidhjen e problemit, raporton KlanMacedonia.

“Jam shumë i zënë duke rregulluar gjëra që janë akumuluar me vite, nga unë deklaratë do kesh vetëm kur të jem në situatë të numëroj punët që janë bërë. Për kështu gjëra, ku përgjegjësia qëndron dikund tjeter sinqerisht nuk dua të jem pjesë” – tha Amir Elezi, drejtor i spitalit të Tetovës.

Se Elezi nuk duron kritika dhe ka dëshirë të fotografohet vetëm kur diçka e mirë ndodhë në Spitalin e Tetovës, dëshmojnë edhe postimet e tij në rrjetet sociale. Për donacion prej 175 000 denarëve, ai hyri në repartin e Neonatologjisë u fotografua me fëmijë të posalindur, e më pas edhe me gjithw stafin, por nuk gjeti 5 minuta kohë që të ofroj zgjidhje për çatinë dhe tualetet në institucion që ai e udhëheq. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share