“Tek ne politikan bëhesh brenda natës” – Rama: Nuk ka profesion “politikan”

Nëse ne nuk merremi me politikë, politika merret me ne. Kështu konstatoi në 99 Minuta profesori i Marrëdhënieve me Publikun, Ariton Rama. Rama mendon se kontributi që çdokush mund ta jap në politikë, ka njëfarë lloj afati realizimi. Pas realizimit, duhet të kthehesh në profesionin tënd. Baza kryesore e aktivizmit politik, sipas Ramës, është ndërgjegja.

“Më vjen shumë keq se disa e shohin politikën si profesion. Hyjnë në politikë dhe mbesin në politikë dhe thonë ‘unë jam politikan’. Nuk ka politikan me profesion. Politikani është kontribut shoqëror, të cilin duhet ta realizosh në bazë të një qëllimi”, thotë profesori i Marrëdhënieve me Publikun, Ariton Rama.

Sipas tij, sot në Maqedoni “politikan bëhesh brenda natës”, me vetëm një thirrje në telefon./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share