Opozita: Qeveria ”Kurti”, në tre vjet asnjë njohje ndërkombëtare

DËSHTIM TOTAL I POLITIKES SE JASHTME

Opozita nëKosovë akuzon qeverinë “Kurti” se ka dështuar në politikën e jashtme pasi në 3 vite nuk ka arritur asnjë njohje ndërkombëtare. Por sipas deputetëve të mazhorancës, qeveria aktuale ka bërë në aspektin ndërkombëtar më shumë se cdo qeveri tjetër e mëparshme.

Në tre vite qeverisjes nga Albin Kurti Kosova nuk ka mundur tërealizojëasnjë njohje ndërkombëtare. Dhe kjo përopozitënështënjëdështim i madh i qeverisënëarenënndërkombëtare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në arenën ndërkombëtare vlerësoj që nuk kemi qenë ndonjëherë më keq si shtet për shkak se nuk kemi asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Për me tepër vlerësoj që është një dështim që nuk e kemi asnjë njohje e pesëshes refuzuese nga Bashkimi Evropian” – tha ArianaMusliu–Shoshi – Deputete e Partisë Demokratike.

“Kemi vetëm regres dhe ju e dini që jemi përjashtuar nga ‘Defender 23’, ndërsa ministrja e Punëve të Jashtme nuk vjen të raportojë edhe përkundër 20 ftesa që i kemi bërë”– tha Rrezarta Krasniqi – Deputete e LDK-së.

“Dështim totale e politikës së jashtme, nuk kemi asnjë njohje e asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, degradim i dialogut dhe dëmtim i subjektivitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare” – tha Time Kadriaj – Deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Por Vetëvendosjanë pushtet e konsideron si të suksesshëm vitin 2023 dhe nuk i sheh fortë të rëndësishme njohjet e reja.

“Sa i përket asaj që Kosova ka bërë në aspektin e subjektivitetit ndërkombëtarë mendoj që nuk ka bërë asnjë Qeveri në të kaluarën” – tha Arbëresha Kryeziu Hyseni – Deputete e VV.

Sipas Vetvendosjesnisja e aplikimit për tu bërë anëtare e Bashkimit Evropian dhe kalimi i fazës së parë në Këshillin e Evropës janë disa nga sukseset nëarenënndërkombëtarepërKosovën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share