Haradinaj: Kurti nëpërkëmb vlerat e UÇK-së

“Kryeministri gjen çdo arsye për t’i fyer”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj akuzon kryeministrin Albin Kurti se gjatë qeverisjes së tij ka nëpërkëmbur dhe fyer ish-luftëtarët e UÇK-së. Teksa takoi përfaqësues të ish-UÇK-së me rastin e Ditës së Veteranit, ish-kryeministri theksoi se kjo kategori është keqpërdorur që nga paslufta.

“Për fat të keq kemi mbërritur në një kohë kur kryetari i qeverisë është më i dashur me vlerat e të tjerëve se me vlerat e veta, me vlerat e lirisë së vet, me UÇK-në, me ushtrinë e vet me policinë e vet, në secilën situatë ai gjen arsyeje me i poshtëruar, më i nëpërkëmbur e fyer”.

Kurse Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së, Xhavit Jashari, tha se qeveria e Kosovës është anti-UÇK dhe se kryeministri Albin Kurti po shkel çdo ditë mbi gjakun e dëshmorëve.

“Ne qëndrojmë me qëndrime tona edhe ndaj Gjykatës Speciale e cila pamëshirshëm me pretendime, shpifje dhe gjithë ato që po i bën ndaj luftës dhe krerëve të saj por gjithsesi shprehem shqetësimet tona edhe ndaj kësaj qeverie e cila prej që është dhe është e vetmja qeveri pasluftës që është Qeveri anti-UÇK”.

Ish-luftëtarët e UÇK-së akuzojnë qeverinë se i ka mohuar familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, ndihmën ekonomike.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share