OEMVP dërgon në Kushtetuese Ligjin për solidaritet

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore ka njoftuar se ka dorëzuar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese kundër Ligjit për solidaritet, që siç thonë nga kjo Odë, është jokushtetues, joparimor dhe destimulues për bizneset, përcjell KlanM.

“Vlerësimet tona janë që në këtë rast do të shpërfaqet shteti i së drejtës duke dëshmuar që ky vend është i përshtatshëm për të bërë biznes, dhe se siguria juridike është në nivel më të lartë nga se janë përshtypjet në përgjithësi. OEMVP vazhdon të nxisë zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit, si dhe të stimulojë luftën kundër ekonomisë gri si parakusht për krijim të ambientit të përshtatshëm të të bërit biznes”, thuhet në njoftimin e OEMVP-së./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share