“Kemi një kapërcim cilësor” – Arbër Ademi thotë se VMRO po zbut qëndrimet

Arbër Ademi i BDI-së mendon se VMRo si parti serioze është e vetëdijshme për rëndësinë që ka procesi aktual për të ardhmen e shtetit. AI pret reflektim nga partia e Mickoskit që të marrin pjesë në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese. Kjo parti, sipas Ademit, ka kaluar në fazë tjetër.

“Me vetë faktin se VMRO ka filluar të liferojë propozime të ndryshme, pavarësisht se sa janë ato të papranueshme. Mendoj që kemi kaluar në një fazë tjetër cilësore. Nga faza se a duhet të kemi ndryshime kushtetuese, në fazën se cilat duhet të jenë ndryshimet kushtetuese. Pra kemi një kapërcim kualitativ në gjithë këtë proces dhe pas këtyre deklaratave unë pres që edhe VMRO-DPMNE të nominojë përfaqësuesin e tyre në grupin punues dhe gjatë punës në grupin punes edhe ata, por edhe mbarë opinioni do të binden se jo përjashtimi, por përfshirja e bashkësive të ndryshme etnike në vendin tonë të përbashkët, këtë shtet tonin të përbashkët e bë më unik, më harmonik e me një kohezion më të madh shoqëror dhe më evropian”, deklaroi Ademi në Klan Debat./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share