Oda e mjekëve: Emetoi në Tik-Tok, mjeku nga Tetova – 7 vite pa licensë

DËNIM MAKSIMAL PËR SHKAK TË SHKELJEVE ETIKE GJATË PUNËS

Gjyqi i Nderit pranë Odës së Mjekëve në seancën e sotme vendosi që përkohësisht t`i merret licensa për punë mjekut Valton Dervishi, në periudhë prej 7 viteve, që konform rregullave juridike, sic percjell KlanM, paraqet dënimin maksimal që mund të shqiptohet për shkak të shkeljeve etike gjatë punës.

“Oda e Mjekëve si shoqatë profesionale e të gjithë mjekëve të vendit, nuk do të lejojë që të cënohet dinjiteti i mjekëve nga sjellja e papërgjegjshme e individëve. Me vendimin e sotëm organet e Odës dërgojnë mesazhin se mjekët besojnë në vlerat etike dhe angazhohen fuqishëm për të respektuar punën” – thonë nga Oda e Mjekëve.

Propozim akuzë kundër anesteziologut Valton Dervishi, në Gjykatën Themelore në Tetovë, dorëzoi edhe PTHP-ja. Ai, sic njofton KlanM, akuzohet për veprat penale “Punë e pandërgjegjshme në shërbim dhe “xhirim të paautorizuar”

Prokurori Publik në Gjykatën Themelore të Tetovës ka dorëzuar edhe propizimin për vazhdimin e masës paraprakisht të përcaktuar të paraburgimit.

Tashmë disa ditë të punësuarit në Spitalin e Tetovës funksionojnë me rregulla të reja të sjelljeve në Spital por edhe në rrjetet sociale.

Të rikujtojmë se më 14 prill, sic percjell KlanM, anesteziologu nga Tetova në orët e mëngjesit ka trandmetuar drejtpërdrejtë në rrjetin social Tik-Tok nga reparti I Gjinekologjisë në Tetovë. Pas emetimit të videos, drejtori I Spitalit ka denoncuar rastin pas cka mjeku ishte ndaluar nga policia dhe me propozim të prokurorit, gjykatësi I procedurës paraprake I përcaktoi masën e paraburgimit prej 8 ditëve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share