Qytetarët e hutuar, s’kanë të drejtë të marrin shtesë fëmijërore? (VIDEO)

BAFTIJU: RRITJA E PAGËS MINIMALE LA SHUMË FAMILJE PA NDIHMË

Shumë prindër të cilët dëshirojnë të aplikojnë për shtesë fëmijërore janë të hutuar. E kjo pasi Qeveria rriti rrogën minimale në 18 mijë denarë, ndërsa rregullorja parasheh që shtesa fëmiëjrore tu takojë vetëm atyre të cilët marrin pagë minimale prej 14 mijë e 500 denarë.  E për këtë gjë nuk pajtohet as drejtori i Qendres sociale në Shkup Liridon Baftiju, raporton Klan M.

“Tani kanë të drejtë të marrin vetëm familjet të cilat me të hyra minimale këtu nuk hyjnë familjet të cilat marrin rrogë 18 mijë denarë, por ato të cilët përkojnë me rrogën minimale të vitit të kaluar. Me rritjen minimale të rrogës u krijua hutia sepse ato të cilët kishin rrogë prej 14mijë e 500 tani e kanë 18 mijë denarë dhe realisht atyre familjeve nuk u takon shtesa fëmijërore për fëmijë të tretë” – tha Liridon Baftiu.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Baftiju së bashku me deputetët e Alternativës do të propozojë ligj i cili parasheh ndihmë për fëmijëun e tretë.

“Ne e kemi menduar që të jetë një ndihmë e njëhershme ashtu siç ishte propozim ligji që ndihma te jetë prej 60 mijë denarëve, pasi që e shohim se ky ligj për fëmijën e tretë po shuhet nga e drejta që mund ta shfyrtëzojnë qytetarët. Një huti është pasi të gjithve na asocon se ekziston një ndihmë prej 60 mijë denarëve për shtesë të fëmijës së tretë e në fakt kjo ka qenë vetëm një propozim ligj dhe nuk ka kaluar në Kuvend” – tha Liridon Baftiu, drejtor në qendrën Sociale në Shkup.

Shtesa për fëmijë të tretë është ndihmesë e pakthyeshme e cila u jepet vetëm njëherë në vlerë prej 5000 denarëve për fëmiun e parë, për të dytin jepen 20.000 denarë.  Me rritjen e pagës minimale shumë familje humbën të drejtën e shtasace fëmijërore, pasi rregullorja nuk është harmonizuar me pagën minimale prej 18 mijë denarëve. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: ARBANA Q KLIMENTA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share