OBSH paralajmëron për epideminë e kolerës në Malavi, 1200 raste të vdekjeve

Malavi është mes epidemisë më të keqe të kolerës në historinë e tij, bëri të ditur sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke informuar se janë konfirmuar më shunë se 1.200 raste të vdekjeve.

Që nga shpërthimi i sëmundjes në vendin e Afrikës Jugore pothuajse një vit më parë, ka pasur 1.210 raste të vdekjeve nga kolera dhe pothuajse 37.000  të infektuar, bëri të ditur OBSH. Të gjitha  29 rajonet administrative të Malavit janë prekur.

Kolera është endemike në vendin me 20 milionë banorë që nga viti 1998, por më parë ishte gjithmonë i kufizuar në epidemi  sezonale gjatë sezonit të shirave nga nëntori deri në maj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Megjithatë, epidemia aktuale, që filloi më 3 mars të vitit 2022, është përhapur edhe në sezonin e thatë, thotë OBSH.

Qeveria e Malavit shpalli një krizë shëndetësore në fillim të dhjetorit për shkak të sezonit aktual të shirave, përhapjes së gjerë gjeografike të sëmundjes dhe shkallës së lartë të vazhdueshme të vdekjeve prej më shumë se 3 për qind.

OBSH bëri të ditur  se numri i të infektuarve u rrit ndjeshëm në janar, ndërsa sistemi shëndetësor në vend tashmë është i mbingarkuar.

Sipas OBSH-së, epidemia në Malavi paraqitet në sfondin e një rritjeje botërore të epidemisë së kolerës, që kufizon disponueshmërinë e vaksinave, testeve dhe trajtimeve.

Kolera është një infeksion akut bakterial i zorrëve që transmetohet përmes ujit të pijshëm ose ushqimit të papastër.

Sëmundja trajtohet lehtësisht me medikamente, por nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë dështim të veshkave dhe vdekje për shkak të humbjes së konsiderueshme të lëngjeve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share