“Nuk është e lehtë të kesh një vajzë kaq kokëfortë si puna ime“, Adelina Tahiri ka disa fjalë për nënën e saj

Në mbrëmjen e 11-të të spektaklit “Dance Albania” në Tv Klan, Adelina Tahiri u shpall fituese e mbrëmjes. Kupën e saj të parë këngëtarja ia ka kushtuar nënës së saj pasi në postimin e fundit në rrjetet sociale shfaqet duke e puthur teksa ka shkruar edhe një falenderim për të.

“Faleminderit mami! Për çdo gjë në jetë të falenderoj, për suportin e palodhur që nga mosha 8-vjeçare, që kurrë nuk u lodhe me mua (nuk është e lehtë të kesh një vajzë kaq kokëfortë si puna ime dhe t’ia dalësh. E di!) Faleminderit që të kam!”

https://www.instagram.com/p/Cli6aFzt6i8/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bf6674fe-a268-41c7-8e27-b6fb5953a85a

Adelina nuk ka harruar as partnerin e saj në spektaklin e vallëzimit, balerinin italian Filippo.

“Faleminderit Filippo Zara për punën e palodhshme që e bën me shumë dashuri dhe durim! Jam shumë e lumtur që të njoh”, shkruan artistja./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share