Rekord pas rekordi! Vetëm në 3 ditë “Zemër Luana” triumfon me 1 milion klikime në Youtube!

Të dielën që lamë pas, u transmetua puntata e parë e “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën në TV Klan. Ku dukshëm publikun e kishte marrë malli të shihte një spektakël të kësaj forme e veçanërisht të shihnin rikthimin e Luana Vjollcës në ekran.

Menjëherë pas publikimit të emisionit “Zemër Luana” në Youtube, shifrat janë rritur ndjeshëm duke e kthyer këtë program në trend-in e momentit. Prej dy ditësh tashmë qendron trending në vendin e parë në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut, duke u pasuar nga Zvicra në vend të 11, Italia në vendin e 13 dhe Greqia në vendin e 34. Por nuk mbaron këtu!

Vetëm në tre ditë “Zemër Luana”, triumfon me plot 1 milion klikime në Youtube, duke arritur kështu të thyejë rekord pas rekordi. Arritje kjo e cila nuk është parë e dëgjuar nga ekranet shqiptare që një emision 3 orë i gjatë të arrijë në këto shifra galopante, 1 milion në tre ditë është një rekord që vetëm Luana Vjollca mund ta arrinte! Madje nuk mund të anashkalojmë as mbështjetjen, komentet apo postimet e dashamirësve në rrjetet sociale.

Shtësë:

Mbrëmjen e së dielës që lamë pas, ky spektakël solli në ekran dy emra të njohur të muzikës, Butrint Imerin dhe Don Xhonin, të cilët folën ekskluzivisht për Luana Vjollcën për projektet e tyre muzikore. Gjithashtu nuk mungoi as humori nga kapitenët e skuadrave Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku, apo muzika popullore shqiptare nga këngëtari Gena./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share