Një risi nga Silvinjo, publikohet lista e Kombëtares për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, publikoi këtë të premte, listën e Kombëtares për lojtarët që do të jenë të grumbulluar për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Çekisë dhe ndaj Gjeorgjisë.

Në listën me 24 lojtarë, risia është mesfushori Adrion Pajaziti, që grumbullohet për herë të parë në Kombëtaren A.

Sa i përket pjesës tjetër, në portë janë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri. Në mbrojtje janë Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj

Në mesfushë janë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi.

Në sulm janë Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.

Kombëtarja shqiptare do të nisë grumbullimin e lojtarëve të dielën në Tiranë, ndërsa grupi i plotë pritet të jetë të hënën e 7 Tetorit.

Shqipëria do të përballet me Çekinë më 11 Tetor në orën 20:45 në stadiumin “Epet Arena”, ndërsa tri ditë më vonë sfidon Gjeorgjinë në stadiumin “Mikheil Meskhi” në orën 20:45.

Të dyja këto ndeshje do të luhen në transfertë, ndërsa transmetohen ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan.

LISTA:

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share