Kaosi në ndeshjen Trabzon – Fenerbahçe, policia nis arrestimet!

KAMPIONATI TURK I FUTBOLLIT

Organet e rendit të Turqisë kanë arrestuar 12 persona pas kaosit në ndeshjen e kampionatit turk Trabzonspor – Fenerbahçe.

“Kundër 12 personave që janë identifikuar deri tani janë inicuar procedura gjyqësore dhe administrative. Hetimet vazhdojnë” – ka shkruar nëpër rrjetet socilale Ministri i Brendshëm turk, Ali Jerlikaja.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, dhunë jashtë dhe brenda terrenit e ka quajtur të papranueshme.

Tifozët e Trabzonit, nga tribunat hynë në terren dhe fizikisht sulmuan futbollistët e Fenerbahçes.

Mediat raportojnë se së paku dy sulmues kanë pasur sende të mprehta, kurse futbollistët e Fenerit Oseji Samuel Brajt dhe Batshuaj patën përplasje fizike me tifozët.

Pas përshkallëzimit të situatës  futbollistët mysafirë u larguan drejt zhveshtores.

Tifozët e Fenerbahçes si heronj I kanë pritur futbollistët pas kthimit nga Trabzoni.

Në pjesën aziatike të Stambollit qindra tifozë kanë dhënë mbështetje për futbollistët e tyre.

Futbollisti, Serdar Dursun, nëpër rrjete sociale, shkroi një mesazh që shkaktoi një sërë reagimesh.

“Gjaku në fanellën time është nderi im, me Fenerbahçen deri në pikën e fundit të gjakut” – shkroi Dursun.

Ndeshja përfundoi 3:2 për Fenerbahçen, kurse gol të bukur nga gjuajtja e lirë shënoi shkupjani Enis Bardhi.

Deri në fund të kampionatit turk kanë mbetur edhe 8 xhiro, kurse Galatasaraji ka 2 pikë më tepër se Fenerbahçe. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share