Ekskluzive: Qatip Osmani trajner i Vllaznisë së Shkodrës

Njëri ndër trajnerët më të suksesshëm shqiptar në futbollin e Maqedonisë së Veriut, Qatip Osmani, nga dita e sotme edhe zyrtarisht është emëruar si trajner përgjegjës në klubin e futbollit Vllaznia e Shkodrës në Superligën Shqiptare.

Në një deklaratë ekskluzive për Klan Maqedoni, Qatip Osmani konfirmoi lajmin duke shtuar se do të fillojë me punë që nga java e ardhshme

“Përfundimisht kemi rënë dakord me drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia e Shkodrës që të jem trajner përgjegjës. Me punë me ekipin e Vllaznisë do të nis që nga dita e hënë. Me drejtuesit e klubit kemi firmosur kontratë një vjeçare”, deklaroi Osmani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Qatip Osmani deri tani në tre raste ka drejtuar ekipin e Shkëndijës me të cilën skuadër ka fituar tre tituj kampion, një Kupë dhe një Super Kupë, ndërsa në garat ndërkombëtare ka luajtur në play-off, për kualifikim në fazën e grupeve në Evropa Liga. Qatip Osmani pesë vite ishte trajner i parë i KF Renova, gjashtë muaj ishte trajner i FC Shkupi dhe KF Drita të Bogovinës./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share