VMRO-DPMNE: Drin Ahmeti i përfshirë edhe në ndërtimin e Korridorit 8!

BDI: VMRO të përkulet para kullës përkujtimore në Sllupçan

Kanë vazhduar përplasjet mes VMRO – DPMNE-së dhe BDI-së.

Sipas pretendimeve më të reja të opozitës maqedonase, nipi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, Drin Ahmeti, i cili u bë i njohur për opinionin pasi bleu qendrën tregtare “Soravia”, është i përfshirë edhe në ndërtimin e Korridorit 8, percjell KlanM.

Sipas tyre, kompania e Ahmetit “Top industris”, është formuar në vitin 2020, që të marrë pjesë në projektet e mëdha ndërtimore që janë planifikuar në vend.

Madje, sic percjell KlanM, sipas Dragan Kovaçkit nga VMRO, kjo kompani, së bashku me një kompani tjetër është e përfshirë në ndërtimin e Korridorit 8, ndërsa marrëveshjen që kanë dy kompanitë është 1,3 milionë euro.

“Përpos në Korridori 8, si “Top industris” e nipit të Ali Ahmetit, Drin Ahmeti është i përfshirë edhe në ndërtimin e rrugës nga Kërçova në Dibër, më saktësisht rruga Izvor – Garski most. Njëjtë sikurse në Korridorin 8, ashtu edhe në këtë rrugë, nipi i Ali Ahmetit është i përfshirë edhe me një kompani nga klani Zajaz, ndërsa mjetet që duhet t’i arkëtojnë, sipas dokumenteve që na kanë arritur nga informatorët, janë mes 6 dhe 9 milionë euro”, deklaroi Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.

E përderisa VMRO akuzon në vazhdimësi BDI-në për përfshirje serioze në korrupsion, kjo e fundit, sic njofton KlanM, i ka porositur sot që, në vend që të fundosen për çdo ditë në sentimentin antishqiptar dhe antieuropian, siç shprehen nga BDI, të mbështesë Maqedoninë europiane dhe ndryshimet kushtetuese.

Në reagimin e tyre ndaj kreut të VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili, duke komentuar vendimin e Prokurorisë që të hap hetim me emrin e koduar “Feniks” në lidhje me projektin Shkupi 2014, akuzoi se, përmendorja në Sllupçan është pa leje, nga BDI thanë se, Mickoski, në vend që t’u japë udhëzime kryetarëve të komunave të tij që të mos lëshojnë leje ndërtimi dhe vërtetime për procedura ligjore legalizimi për shqiptarët, le të lejojë që deputetët e tij të votojnë sipas bindjes së tyre.

“Në vend që të nxjerrë foto të rralla arkivore të tij me uniformë maskimi me kallashnikov të zbrazur dhe me gra e fëmijë në përcjellje për në shërbim ushtarak, ai duhet të përkthejë faqen e partisë edhe në shqip. Në vend që të thërrasë për luftë në mes të Kuvendit para gjithë opinionit, ai duhet të tregojë virtyt dhe të përkulet para Kullës Përkujtimore në Sllupçan”, thonë nga BDI.

Reagojnë sërish nga VMRO-DPMNE-ja, duke I bërë thirrje Ai Ahmetit që mos t`i keqpërdor shqiptarët, të cilët sipas VMRO-DPMNE-së, për shkak të zhgënjimit largohen nga vendi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share