Katër skuadra për dy vende, Shqipëria ‘djeg’ Poloninë

Bileta europiane kërcënohet nga Çekia e Moldavia

Shqipëria është praktikisht pjesë e finaleve të Europianit të vitit 2024. Kuqezinjve i mjafton vetëm një pikë për të përsëritur suksesin e 7 viteve më parë dhe për të qenë prezent për herë të dytë në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit. Fitorja e Republikës Çeke ndaj Ishujve Faroe e kombinuar me barazimin mes Polonisë dhe Moldavisë i buzëqesh akoma dhe më shumë kuqezinjve. Në ndeshjet e Nëntorit, pikërisht ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, Shqipëria kërkon 1 pikë, mision që duket më se i mundur të paktën në letër.

Pas 6 takimeve të para në grup, Shqipëria kryeson me 13 pikë, ndjekur nga Republika Çeke me 11, ndërsa Polonia që ka zhvilluar një ndeshje më shumë është momentalisht në kuotën e 10 pikëve. Por, kërcënim mbetet edhe Moldavia, pasi me dy ndeshje deri në fund, ka grumbulluar 9 pikë, teksa lamtumirën në këtë grup ia ka dhënë parakohe Ishujt Faroe. Kombëtarja jonë ka si rival direkt vetëm Republikën Çeke dhe Moldavinë, pra një garë treshe për vendin e parë në grupin E kualifikues. Ansambli i trajnerit Sylvinho është e favorizuar kundrejt Polonisë, pasi nuk i kërcënohet asnjëri prej dy pozicioneve që të dërgon në Gjermani për shkak të ndeshjeve direkte.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Polakët, të cilët zhgënjyen ndaj moldavëve kanë vetëm një takim për të luajtur, kundrejt dy të Shqipërisë, Republikës Çeke dhe Moldavisë. Leëandoëski me shokë mund të përfitojnë kundrejt dy rivalëve vetëm nëse ata dështojnë për të marrë fitore në ndeshjet e mbetura, dhe vetë ata të fitojnë duelin e fundit me çekët. Skenar mjaft i vështirë për polakët, që mund ta tentojnë kualifikimin në Euro2024 përmes play-off të Ligës së Kombeve. Akoma dhe më të komplikuar do ta bënte një fitore e mundshme e Moldavisë ndaj Shqipërisë dhe 3 pikëshi i Republikës Çeke ndaj Polonisë, pasi do të fuste në garë tre ekipet e grupit për dy vende. Rrjedhë që natyrisht nuk do të na pëlqente aspak, pasi kualifikimi do të vendosej ndaj Ishujve Faroe në ‘Air Albania’ për të marrë të paktën vendin e dytë në grup.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share