Futboll: RMV-ja në terrenin e ëndrrave sfidon Anglinë

NDESHJA  ANGLI – MAQEDONI E VERIUT FILLON NË ORA 20:45

Në prag të ndeshjes së nesërme kualifikuese për EURO 2024 mes Anglisë dhe Maqedonisë  së Veriut, përfaqësuesja jonë zhvilloi senacën e fundit stërvitore në “Old Traford” të Mançesterit, ndërsa në press konferencën zyrtare para  mediumeve u paraqitën seleksionuesi Blagoja Milevski dhe kapiteni, Stefan Ristovski.

Kualifikimet për Euro 2024, vazhdojnë  sipas orarit të caktuar nga UEFA, kështu që sonte do të zvillohen ndeshjet e raundit të katërt në Grupin C. Maqedonia e Veriut në Old Traford do të sfidon Anglinë e cila nga tre ndeshjet e para ka pikë maksimale. Seleksionuesi  Bllagoja Milevski në konferencën zyrtare para ndeshjes theksoi futbollistët kanë harruar disfatën ndaj Ukrainës dhe tërësisht janë të koncentruar për sfidën e radhës kundër Anglisë. Në pyetjen e gazetarëve se a mund të jetë një ndeshje ku Maqedonia mund të sjell një befasi si para 17 vite, Milevski u përgjigj:

Nga viti 2006 e deri më tani kanë kaluar 17 vite dhe po luhet futboll ndryshe. Maqedonia ka treguar jo vetëm tani, por ka disa vite që tregon se ka cilësi dhe potencial për të qenë konkurruese në Evropë. Për të mos përmendur atë që këta djem kanë arritur ndër vite. Kjo skuadër ka potencialin të luajë një ndeshje të mirë me Anglinë, e më pas të jetë konkurruese në kualifikues’’ – tha Bllagoja Milevski, trajner i reprezentacionit.

Sa përket dy  futbolliastëve që munguan kundër Ukrainës shkaku i lëndimit seleksionuesi Milevski tha:

“Më kënaq fakti që Serafimov dhe Velkovski e përfunduan stërvitjen pa asnjë problem. Shpresoj që të vihen në funksion në ndeshjen e sotme. Ju luani ndeshjen e mëposhtme një herë, ndoshta kurrë më në karrierën tuaj. Duhet të konfirmojmë atë që kemi treguar në ndeshjet e mëparshme” – deklaroi Milevski.

Kapiteni  Stefan Ristovski  tha  se është nder  për Maqedoininë që luan ndeshje  të tilla dhe në stadiume të tilla. Vetë liga që zotëron Anglia është kulmi i futbollit.

“Është bukur të hysh në Old Trafford, nuk të duhet ndonjë motivim i veçantë, por të dalësh dhe të tregosh atë që ke. Ne jemi padyshim një skuadër e tillë, që luajmë ndeshje të mëdha dhe duam të bëjmë mrekulli. Shpresoj që gjithë nervozizmin që mbajmë nga ndeshja me Ukrainën, ta kalojmë në fushë” – tha Stefan Ristovski.

Duke u bazuar nga mediumet angleze të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shituar ndaj  pritet që në tribuna të jen afro 75 mijë tifozë. Drejtësinë në ndeshjen  Angli – Maqedoni e Veriut që zhvillohet  në Teatrin e Ëndrrave “Old Traforrd”  do ta  ndaj  arbitri rumun István Kovács Në ndeshja tjetë të grupit C, ndeshja mes Ukrainës dhe Maltës do të  zhvillohet në stadiumin “Arena Trnava”  në Sllovaki. Të dyja ndeshjet e sontme fillojnë në ora 20:45. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu

Brazili do Mourinho

Federata e futbollit ka dërguar një ndërmjetës të nisë bisedimet, në garë edhe Portugalia Brazili ka shfaqur interes…
Më tepër
Total
0
Share