Ngjarja në Top Channel, reagon Begaj: Inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me sulmin me armë zjarri që ndodhi ndaj godinës së Top Channel, ku për pasojë humbi jetën roja i objektit.

Presidenti Begaj e ka dënuar këtë ngjarje dhe inkurajon organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt.

“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan Presidenti Begaj./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share