“Nga një ekstrem në ekstremin tjetër” – Thaçi tregon me çka përballen çiftet në krizë

Çiftet në fillim e idealizojnë partnerin. Ata sipas psikoterapeutit, Abdulla Thaçi, zmadhojnë aq shumë anët e mira të partnerit saqë nuk i vërejnë defektet. E kur pas një kohe këto anë negative vihen në pah, ato pozitivet e të idealizuara më herët fillojnë të harrohen.

“Fatkeqësisht kur fillojnë konfliktet shkojnë nga një ekstrem në ekstremin tjetër. Kur fillojnë konfliktet, nëse nuk ka një mënyrë të duhur për t’i zgjidhur, partnerët hyjnë në një rreth vicioz dhe komunikimi i tyre bëhet përmes sjelljeve konfliktuoze”, tha mes tjerash psikoterapeuti Abdulla Thaçi./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share