Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,82% në raport me vendimin e datës 15.7.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 2,610 %, te nafta për 1,943 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,302 % dhe te mazuti për 4,368% .
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 0,50 den/litër,
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,859 den/kg dhe tani do të jetë 50,044 den/kg.
Nga data 19.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 101,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 103,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 100,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 98,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 50,044 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,306%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 19.7.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.
Lexo gjithashtu
Avramovska Madiq për Klan Debat: Pa përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, nuk ka integrim europian e as përparim në vend
Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq, duke folur për ndryshimet kushtetuese në debatin e sonte në Klan Debat…
18.04.24 20:07
Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë…
03.06.24 12:39
Donacion i Republikës Çeke – inkubator për foshnjat në Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë Nënë Tereza në Çair
Ambasadori çek Jaroslav Ludva së bashku me ministrin e Shëndetësisë Ilir Demiri dorëzuan zyrtarisht inkubator nga kompania çeke…
23.04.24 11:19