Vërtetimi për shtetësi në emailin tuaj

SPASOVSKI PARALAJMËRON DIGJITALIZIM TË SHËRBIMEVE NË MPB

Ministria e Punëve të Brendshme do ta digjitalizojë dhënien e dokumenteve personale. Me ndryshimet e miratuara ligjore, që në muajin mars të këtij viti, sipas standardeve të BE-së, nga 1 janari i vitit 2023 përmes rrugës elektronike do të mund të merret vërtetim për shtetësi, të anulohet numri amë dhe të dorëzohet kërkesë për dhënien e letërnjoftimit, ndryshimin e emrit ose adresa e banimit.

Me ndryshimet kushtetuese për digjitalizim të një pjesë të shërbimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të harmonizuara me Kapitullin 10 të pakos negociuese me Bashkimin Evropian, vërehet zbatim real i shërbimeve të paralajmëruara për qytetarët, përmes rrugës elektronike. Në vend të pritjes në rradhë të gjata para sporteleve të MPB-së, për vërtetim për shtetësi, për kërkesë për letërnjoftim ose pasaportë të re, qytetarët nga viti i ardhshëm do të mund të aplikojnë online. Në lidhje me këtë sot u prononcua personalisht Ministri Oliver Spasovski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Hapim mundësi që vërtetimi për shtetësi të jepet edhe në formë të dokumentit elektronik në Portalin Kombëtar për shërbime elektronike. Në pajtueshëmri me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjeve për letërnjoftim, dokumente të udhëtimit, emri personal, gjatë ndryshimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit, qytetarët do të mund të dorëzojnë kërkesë edhe në formë elektronike. MPB-ja mund të japë vendim për anulimin e numrit amë të qytetarit ose të shtetasit të huaj si dokument elektronik.”

Deri më tani disa nga shërbimet administrative për qytetarët ishin pjesërisht të digjitalizuara, përmes portalit publik “uslugi.gov.mk”, ku sipas statistikës qytetarët më së shpeshti online kanë dorëzuar kërkesë për vërtetim për të dëshmuar se nuk janë të dënuar, për çertifikatë nga libri amë i të lindurve, për kontroll të përvojës së punës ose ndihmës sociale. Autoritetet në vend për vite me rradhë pohojnë se shkalla e digjitalizimit në vend është e lartë, por realisht shumë pak shërbime mund të kryhen plotësisht online, në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share