“Nëse hoxha paraqet rrezik, ne jemi akoma më të rrezikshëm” – Lloga premton rregullimin e çështjes së hoxhës Ahmed Kalaja

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga konsideron se ndalesa për hyrje në Maqedoni të hoxhës Ahmed Kalaja është absurd. Sipas tij, në institucionet e shtetit e sidomos ato të sigurisë ende ka të instaluara segmente albanofobe dhe islamofobe. Ai premtoi se do ta zgjdhin rastin e hoxhës dhe do ta largojnë nga lista e personave me rrezik, përcjell Klan Macedonia.

“Është absurde që një njeri që bën thirrje në ditë me diell për paqe e mirësi edhe për dashuri të cilësohet si ekstrem ose diçka e tillë…Akoma edhe më keq si rrezik kombëtar. Nëse ai është rrezik për Maqedonië, atëherë ne të dy jemi akoma edhe më shumë rrezik sepse edhe unë ashtu si edhe familja ime i dëgjojmë shpesh ligjëratat e hoxhës së nderuar Ahmed Kalaja, të Enis Ramës, Armend Sejdiut apo edhe Elvis Naçit, kështu që nëse ata janë të rrezikshëm atëherë ne jemi edhe më të rrezikshëm”, tha mes tjerash Lloga në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share