Xhaferi: Shumica parlamentare për momentin ka 64 deputetë

KOVAÇEVSKI: SHUMICA QEVERITARE – STABILE

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, deklaroi se shumica parlamentare është stabile dhe për momentin numëron 64 deputetë.

I pyetur nëse dikush nga deputetët e BDI-së ka ndryshuar statusin në “deputet të pavarur”, Xhaferi ka theksuar se deri tek ai nuk ka mbërritur një njoftim i këtillë dhe se statusi zyrtar është “deputetë të BDI-së”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Është e drejta e secilit ta tregojë statusin si deputet dhe për këtë ka liri. Nuk ka njoftime. Statusi zyrtar është deputetë të BDI-së” – ka deklaruar Kryeparlamentari Xhaferi në brifingun e sotëm.

Edhe Kryeministri Dimitar Kovaçevski është shprehur I prerë se shumica qeveritare është stabile. Deklarata e Kryeministrit vjen pas pyetjes nga gazetarët se një pjesë e “Grupit të zjarrit “ të BDI-së tashmë koalicionojnë me Kryebashkiaken e Shkupit, Danela Arsovska.

“Jam i sigurt se kemi shumicën. Nuk mund t`i komentoj zhvillimet brendapartiake në BDI. Për këtë u prononcua lideri I BDI-së. Lidhur me emërimet që I bëri Qyteti I Shkupit, unë nuk kam asnjë ndikim”ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Pakënaqësitë në BDI nga I ashtuquajturi “grupi I zjarrit”, ku në letrën drejtuar liderit partiak Ali Ahmeti, figurojnë edhe dy deputetë, kanë shtuar zërat për lëkundje në shumicën parlamentare. Kryeministri por edhe partitë e koalicionit qeverisës shprehen se shumica është stabile. Gjithashtu janë mohuar edhe zërat për rikonstruim të qeverisë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share