Nervozizmi i Cristiano Ronaldos, përplaset me lojtarët kundërshtarë

Ylli portugez u përplas me lojtarët kundërshtarë pas barazimit të Al-Nassr ndaj Al-Feiha

Cristiano Ronaldo pati sërish një përplasje me futbollistët kundërshtarë, pasi skuadra e tij Al-Nasr barazoi 0-0 kundër Al Feiha. Skuadra e tij gjendet në vend të dytë në renditje pasi humbi pikë në përballjen e radhës në kampionatin saudit, ndërsa rivalët e tyre në garën për titull Al Itihad arritën një fitore 2-1 ndaj Al-Uehda e kanë tri pikë më shumë në krye.

Por frustrimin, ylli portugez nuk arriti që ta fshihte në fund të sfidës, ndërsa e tregoi me gjeste e duke debatuar me disa futbollistë kundërshtarë, duke lënë të kuptohet se lojtarët rivalë kishin shkaktuar vonesa gjatë lojës. Pesë herë fituesi i Topit të Artë i tha i zemëruar futbollsitit Ali Al-Zaqaan të Al Feiha se: “Ti nuk dëshiron që të luash”, përpara se të ikte me nxitim nga fusha dhe t’i drejtohej tunelit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por kjo nuk është hera e parë që 38-vjeçari largohet nga fusha i zemëruar. Në muajin Mars, sulmuesi e tregoi zhgënjimin e tij duke shkelmuar një shishe uji ndërsa po dilte nga fusha ndërsa skuadra e tij u mposht nga Al-Ittihad 1-0.

Klan News

https://twitter.com/ssc_sports/status/1645169896676896771

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share