Allegri “nën shënjestrën” e PSG

Trajneri i Juventusit shikohet si alternativë nga parisienët, që po negociojnë me Nagelsmann

Pavarësisht ofertës së lartë nga Arabia Saudite, Massimiliano Allegri refuzoi. Por e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë. Për teknikun toksan interesim ka edhe nga PSG-ja.

Parisienët janë duke folur me gjermanin Julian Nagelsmann, ndërsa italiani shikohet si një alternativë mjaft e mirë, nëse akordi me ish-teknikun e Bayern-it nuk arrihet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Allegri duket se dëshiron që të qëndrojë te “Zonja e Vjetër” edhe të paktën një sezon, për t’u treguar të gjithëve se di se si ta rikthejë ekipin drejt sukseseve pas sezonit jo të mirë të mbyllur.

55-vjeçari e njeh mirë ambientin bardhezi dhe mendon se me blerjet e duhura në merkato mund të marrë rezutlte të rëndëisishme. Te Juventus janë të ndarë sa i përket të ardhmes së teknikut.

Disa prej drejtuesve e duan, e disa të tjerë dëshirojnë largimin. Por ky largim kushton 20 mln euro, e nga kjo te “Zonja e Vjetër” stepen. Por nëse një ofertë e bujshme vjen nga PSG, sigurisht që kjo do të merret në konsideratë nga tekniku toskan, i cili joshet nga ideja për të drejtuar një skuadër ku luan Kylian Mbappe e yje të tjerë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share