Negociata të vështira për qeverinë malazeze

Abazoviç paralajmëron dështimin e rivalëve për pushtet

Me tone ironike Abazoviç e konsideroi kreun e Lëvizjes “Evropa Tani”,  Miljoko Spajiç si nje supermen të cilit i uron fat. Pretendenti për kryeminister Spajic ka përjashtuar negocimin me Lëvizjen “URA” por nuk po arrin të bindë koalicionin pro-rus/pro-serb i cili kërkon që të marrë postin e kreut të parlamentit.

“Ne patëm një bisedë shumë të këndshme me Presidentin e Malit të Zi. Koha do të tregojë se kush ka mbështetje dhe kush jo. Ne i urojmë fat të gjithëve, por nuk mund të mbarojmë punë për të tjerët. Ata u imponuan si supermen, por tani nuk është më kështu. Dhe tani, dikush tjetër e ka fajin? Le ta formojnë qeverinë, unë i uroj të gjithëve shumë sukses. Sa më shpejt të formojnë qeverinë, aq më mirë dhe atëherë do të fillojmë procese të reja politike”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Abazoviç tha se, nëse nuk rezulton shumica parlamentare për zgjedhjen e një qeverie të re, lëvizja qytetare “URA” do të propozojë një model për konstituimin e saj. Ai nuk ka dashur që të specifikojë se për cilin model bëhet fjalë.

“Kam dëgjuar gjithfarë gjërash në këta dy muaj, që kërkohet përkrahja e pakicës atje ku ka shumicë. Nuk e di, tani po flasin për disa modalitete të tjera, nuk kam bërë propozim, do ta paraqes. nëse nuk arrijnë të formojnë qeverinë. Nuk mund ta kenë mbështetjen tonë ata që nuk flasin me ne. Ne e shohim veten në qeverinë e 45-të. Sa më shpejt që të formohet qeveria e 44-të, aq më shpejt do ti vije jetë rradha e qeverisë së 45-të. Është shumë e thjeshtë. I bëra të ditur presidentit Milatoviç se cila është situata aktuale në vend dhe se qytetarët nuk duhet të shqetësohen. për çdo segment të funksionimit të administratës shtetërore dhe ky është detyrimi ynë në këtë moment.” 

Abazovic parashikoi një vjeshtë politike interesante. Ndonëse ka një muaj në dispozicion, Jakov Milatoviç tha se do ta marrë vendimin për pesëmbëdhjetë ditë se kujt do ti japë mandatin për krijimin e kabinetit të ri qeveritar.

Klan News

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share