Në Shkup sanksionohen 206 shoferë

Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup dje ka vazhduar me kontrollet në lëmin e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 206 masa. Ndër to, 59 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 19 masa për vozitje pa patentë shofer, tetë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, thuhet në njoftimin e sotëm nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Janë shqiptuar tri masa për përdorim të celularit gjatë vozitjes, katër sanksione për mos përdorim të rripit të sigurisë, gjashtë masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit”, bëhet e ditur në kumtesë.

Nga MPB informojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë që të respektohen rregullat e komunikacionit, për të rritur sigurinë në komunikacion dhe për të kontribuar për rrugë më të sigurta.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share