Vazhdojnë dorëheqjet në Qytetin e Shkupit, largohet edhe një drejtor

Drejtori i deponisë së Drisllës, Jane Micevski largohet nga pozita. Këtë informacion ai e ka bërë të ditur për opinionin përmes profilit të tij në Facebook, ku ka theksuar se nuk ka pasur bashkëpunim me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, siç ka shkruar ai.

“Si drejtor i deponisë së Drislës dua të theksoj se në këtë dhjetëmujor pasi kam marrë në dorë ndërmarrjen kam bërë stabilizimin dhe konsolidimin e saj dhe kam filluar një proces investimesh që synojnë përmirësimin e punës së të njëjtit. Por çdo sukses individual i çdo ndërmarrje nuk është i plotë nëse nuk merr mbështetje nga kolektiviteti në të cilin duhet të funksionojë Drislla, që është Qyteti dhe personi i parë i tij”, shkruan Miceski në Facebook.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share