Në Kroaci presin sukses ndaj Argjentinës

Kozniku dhe Djarmati besojnë te cilësitë e ekipit të Daliç

Kroacia kërkon një tjetër finale pas asaj të 2018. Ndaj Argjentinës sot do të jetë një sfidë e vështirë, por për ish-futbollistin shqiptar të përfaqësueses kroate, Ardian Kozniku presioni është te kundërshtari.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ardian Kozniku: Janë të avantazhuar pasi nuk kanë dalë në opinionin se do të dalin të parët.

Ish-futbollisti Matko Djarmati thotë për TV Klan se pas eliminimit të Brazilit mund të besohet edhe kalimi i përfaqësues tjetër amerikanojugore.

Matko Djarmati: Ndeshjen e fundit e kemi mundur Argjentinën dhe e kemi eksperiencë. Argjentina është më e kalueshme se Brazili kështu mendojnë në Kroaci. Pastaj Kroacia ka më përvojë, ndërsa Argjentina ka vetëm Messi-n.

Kozniku, i cili ishte pjesë e Kroacisë së Botërorit të 1998, mendon se ai rezultat dhe puna e bërë me lojtarët ndër vite është garancia e kësaj skuadre.

Ardian Kozniku: Ajo medalje e marrë ishte një frymëzim për lojtarët e tjera dhe natyrisht puna e bërë në klubet kroate.

Kroacia është kualifikuar në finalet e Botërorit 6 herë nga 7 përpjekjet e bëra qëkur u anëtarësua në FIFA. Në dy kampionatet e fundit ka humbur vetëm ndeshjen finale të 2018 ndaj Francës.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share