Evropa League: Raundi pestë vendos për ekipet që do vazhdojnë kualifikimin në fazën tjetër

Garat në Europa League vazhdojnë sot me  15 ndeshjet e raundit të pestë  ku  dalngadal  do të mësohen edhe  emrat e ekipeve  që do të vazhdojnë garat  në raundin tjetër.  Njëra  ndër ndeshjet  më tërheqëse në këtë kompeticion të garave është   ajo e grupi A,  ku  do të përballen PSV  me  Arsenalin që tanimë ka siguruar pozitën e parë. Edhe sfida  në Grupin B mes Fenerbahce – Rennes është  vendimtare se cila skuadër do të jetë në pozitën e parë pasi dy ekipat kanë nga 10 pikë.

 Në Grupin C ndeshje  më tërheqëse është sfida Ludogorets – Betis. Skuadra vendase  me fitore  eventuale ka  gjasa të ngjitet e  para  pasi ka 7 pikë, ndërsa Betis 10 pikë. Ndeshje  interesante priten edhe  në grupin  F  ku  katër skuadrat kanë nga pesë pikë  dhe çdo gjë vendoset në  dy ndeshjet e fundit. Në grupin E dhe G çdo gjë është e qartë pasi  Real Sociedad  dheFreiburg kanë nga 12 pikë maksimale. Në grupin G ndeshja Ferencvaros – Monaco mund të vendos që sonte  ekipin e parë te grupi.

Takimet e sontme  fillojnë në orën 18:45 dhe 21

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në orën 18:45

AEK Larnaca – Dyn. Kiev

Fenerbahce – Rennes

Lazio – Midtjylland

Ludogorets – Betis

Malmo FF – Royale Union SG

PSV – Arsenal

Union Berlin – Braga

Zurich – Bodo/Glimt

Në ora 21:00

Crvena zvezda – Trabzonspor

Ferencvaros – Monaco

Freiburg – Olympiakos

Manchester Utd  – Sheriff

Nantes – Qarabag

Omonia – Real Sociedad

Sturm Graz –Feyenoord

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share