Pas 9 sezoneve Kostadin Zahov largohet nga Shkëndija

KF Shkëndija njofton zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me portierin Kostadin Zahov pas gati 9 sezoneve të përbashkëta. Me një kontribut të shquar dhe arritje të shumta, Shkëndija falënderon portierin për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së bashkëpunimit.

Zahov erdhi në Shkëndijë janarin e viti 2015 dhe për pak më pak se një dekadë shndërrohet në një nga pikat kyçe të ekipit në epokën më të suksesshmë në historinë e klubit. Tre tituj kampion, 2 Kupa, paraqitje të shkëlqyeshme në Evropë dhe gëzime të pafundta në 237 paraqitje zyrtare, në të cilat regjistroi 115 clean sheets (ndeshje pa pranuar gol). Në moshën 36 vjeçare mbyllet një bashkëpunim i suksesshëm që do mbetet pjesë e rëndësishme në historinë e klubit.

Të gjithë në KF Shkëndija i dëshirojmë Kostadin Zahovit shumë shëndet dhe suksese në sfidat e ardhshme. Faleminderit për çdo moment të bukur dhe për gjurmët e pashlyeshme në historinë tonë futbollistike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vendin e Zahovit në kompletimin e treshes së portierëve kryesia dhe stafi teknik e plotëson me Astrit Amzain, i cili kthehet në skuadër pasi kaloi një periudhë kalitje si huazim te Gostivari dhe Teteksi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share