Në krizë me Georginën? Ronaldo poston foton dhe sqaron gjithçka

Është përfolur nga mediat rozë për një krizë të mundshme mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez. Megjithatë, futbollisti i njohur vendosi të sqarojë të gjitha aludimet për ndarje.

Në rrjetet sociale 38-vjeçari publikoi një fotografi, në të cilën shfaqet me Georgina Rodríguez më të lumtur se kurrë.

“Një dolli për dashurinë”, shkruan Ronaldo në përshkrimin e fotografisë, duke hedhur poshtë spekulimet për ndarje.

Edhe pak ditë më parë vetë bukuroshja theu heshtjen duke mohuar në mënyrë kategorike problemet në çift.

Mediat e huaja bënë të ditur më herët se Ronaldo ishte i lodhur nga sjellja e të dashurës së tij dhe për këtë arsye lidhja e tyre hyri në një krizë.

Ronaldo dhe Rodriguez u takuan për herë të parë kur futbollisti luante me Real Madridin dhe që nga viti 2017 ata janë në një lidhje dashurie.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share