Interi kërkon sponsor

Drejtuesit zikaltër janë duke negociuar me dy kompani ajrore për logon kryesore në fanellë

Interi është në kërkim të sponsorit kryesor në fanellë. Dy kandidatët për të arritur marrëveshjen me zikaltrit për të pasur logon e tyre janë Korean Air dhe Wizz Air.

Më pak konkrete, negociatat me Turkish Airlines, një tjetër kompani që ka shfaqur interes për të qenë sponsori kryesor i nënkampionëve të Europës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një përfaqësi e kompanisë turke ishte në selinë e klubit italian përpara disa muajve për të folur për mundësinë e bashkëpunimit, por më pas negociatat kishin ngecur.

Interi synon që të përfitojë rreth 20 milionë Euro në sezon. Klubi zikaltër ka arritur akordin me Paramount për pjesën e pasme të fanellës dhe me eBay për mëngët, e mund të përfitojë në total 30 milionë Euro në sezon.

Drejtuesit e ekipit duhet të vendosin shpejt për sponsorin kryesor, pasi Nike kërkon që të prezantojë pa humbur kohë fanellën e re për sezonin 2023/2024.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share